Astrit Patozi paralajmeroi shkrirjen e Partisë Demokratike në rast se kjo force nuk merr pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.

Deklaratat, ai që dikur ka mbajtur poste të rëndësishme në PD, I bëri në studionin e gazetarit Sokol Balla në Vizion Plus.

 

PD mund te shkrihet nese nuk merr pjese ne zgjedhje. Dhe mua me dhimbset ajo parti dhe nuk dua qe ta shoh ne ate gjendje.

 

Drejtuesi I partisë së re politike “Bindja Demokratike” tha se justifikimet e Bashës në lidhje me zgjedhjet e 2017 nuk qëndrojnë.

Sipas Patozit, ndonëse zgjedhjet e 2017 janë deformuar, ato nuk kanë qënë zgjedhjet më të këqija në Shqipëri, pasi deformime rezultati ka pasur edhe herë të tjera.

 

Zgjedhjet e vitit 2017 jane deformuar por nuk jane ato zgjedhjet e para qe jane deformuar ne Shqiperi. Nuk kane qene ato zgjedhjet me te keqija ne Shqiperi.

 

Patozi vijoi arsyetimin e tij në lidhje me zgjedhjet e 2017 duke shigjetuar edhe Lulzim Bashën se është I pabesueshëm kur del në krah të LSI, një forcë të cilën atëherë e quante organizate kriminale.

 

 

Basha betejen e tij politike ne vitin 2017 e kishte kunder LSI qe e etiketonte si organizate kriminale. Ku eshte morali i tij tani?

 

Pavaresisht marredhenieve jo te mira, Patozi tha se nese Lulzim Basha eshte i gatshem per ndryshimin e sistemit, ai do ta bashkonte voten me te, ne momentin qe do ta kishte ate vote.

 

Mes të tjerash Patozi pohoi se ka gjashtë vite që bën thirrje për një Kushtetutë të re në Shqiperi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *