Subscribe

Astrit Patozi e konsideron ish-kryeministrin Sali Berisha një figurë që vijon të luajë një rol të rëndësishëm brenda Partisë Demokratike.

Në emisionin “Quo Vadis”, kreu i Bindjes Demokratike theksoi se Berisha vijon të ketë shumë ndikim në PD, duke e cilësuar edhe mbështetësin kryesor të Lulzim Bashës.

“Sali Berisha vazhdon të mbetet një figurë me shumë rrezatim brenda PD-së. Besoj se ka shumë ndikim, pavarsisht rrëfimit të tij që thotë se i qëndron larg vendim marrjes së PD-së. Pra Sali Berisha është një njeri që është themeluesi i PD-së dhe mbështetësi kryesor i Lulzim Bashës. Në ka një njeri që mundohet ta mbaj në këmbë Lulzim Bashën edhe kur i rrëshket këmba, ky është Sali Berisha.”

Nga ana tjetër, ai e sheh PD-në një forcë politike me ekip të vjetër dhe që përcjell vetëm premtime boshe.

“Më thuaj një figurë të re të PD-së që ka prezantuar deri tani. Para 4 vjetësh, i vetmi lajm i keq i PD-së ishte që nuk kishte në listë Belind Këlliçin dhe Tomor Alizotin. Janë tani në listë por është e njëjta gjë. PD-ja për fat të keq, ka të njëjtin vizion politik. Pra nuk thotë asgjë të re. Thotë vetëm që Edi Rama e ka tepruar dhe tani na ka ardhur neve rradha. Pak a shumë ky është koncepti. Përsa kohë nuk ka prezantuar asnjë gjë të re dhe nuk ka asnjë akt që të tregoj se është e ndryshme, dhe kjo është shumë e rëndë. Nga ana tjetër është i njëjti ekip, sepse nuk ka profile të reja të ardhura nga një karierë e suksesshme prej diku tjetër, por janë pjesë e arsenalit të vetë të vjetër politik. Pastaj ka dhe LSI-në në krah, dhe thotë se bashkë me LSI-në mund të bëjnë rotacionin.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *