Subscribe

Astrit Patozi dhe Bindja Demokratike kërkojnë votën e shqiptarëve duke garantuar se ekipi i tyre nuk ka asnjë kandidat të përfolur për korrupsion, asnjë emër të lidhur me krimin dhe të gjithë kandidatët nuk kanë lidhje me diktaturën komuniste. Patozi ka prezantuar kandidatët për Tiranën, duke vënë në dukje se Bindja do të ndjekë parimin kush merr më shumë vota hyn në parlament.

 

ASTRIT PATOZI.

BINDJA DEMOKRATIKE

“Ne jemi më të mirët sepse kemi 153 kandidatura të pastra pa asnjë lidhje me të kaluarën dhe komunizmin. Listat e tyre janë të mbushura me njerëz me probleme sidomos vitet e fundit sa i përket lidhjeve me krimin dhe korrupsionin. Ne kemi lista 100 për qind të hapura që askush tjetër nuk e ka. Kjo nuk është ëndërr, por realitet. Ne e pranojmë debatin, sepse nuk i kemi afruar njerëzit që të na binden, por të diskutojmë dhe të vlerësojmë mendimin ndryshe.”

 

Patozi ka sqaruar se synimi i bindjes nuk është të marrë shumicën e deputetëve.

 

“Ne hyjmë në këto zgjedhje si garues pretendentë për Champions League, që do të thotë, synojmë të jemi forcë përcaktuese në qeverisje.”

 

Kjo është hera e dytë që Bindja Demokratike garon në zgjedhje, pas betejës së vitit 2019.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *