Bindja Demokratike mbylli këtë të enjte fushatën për zgjedhjet e 25 prillit në qytetin e Shkodrës.

 

Astrit Patozi, gjatë fjalës së tij, synoi të bëjë diferencën midis forcës që ai drejton dhe atmosferës së tensionuar prej përleshjeve midis partive kryesore politike, që kulmuan në vrasjen e Pjerin Xhuvanit nga struktura paramilitare të PD.

 

Ai theksoi se është e papranueshme që të derdhet gjak për politikë dhe shtoi me humor se asnjë gërvishtje ferre ose qime floku nuk do të shkulet për asnjë nga pjesëtarët e skuadrës që ai drejton.

 

“Nga Shkodra e nisëm, dhe këtu po e mbyllim fushatën. Nuk ka simbolikë më të bukur se kjo për një sukses të merituar më 25 prill. Është respekti për atë që përfaqëson Shkodra në historinë e vjetër dhe të re të Shqipërisë. Ne të gjithë e dimë se perfeksioni nuk ekziston në jetën reale, thuhet se është vetëm dhunti e Zotit. Situata më afër këtij termi në botë tonë është që të jesh në vendin e duhur, në kohën e duhur dhe me njerëzit e duhur. Kjo është, në fakt, historia jonë. Historia e Bindjes Demokratike në Shkodër dhe në të gjithë Shqipërinë. E cila është një histori dinjiteti, respekti për veten, për vlerat dhe parimet një shoqërie të hapur, në kushtet e një depresioni të madh shoqëror, që ka shkaktuar qeverisja e mbrapshtë për disa dekada. Por mbi të gjitha e një sistemi të kapur peng prej 3 apo katër personash, të cilët për vite me radhe kanë bërë edhe diellin e dhe shiun në këtë vend. Duhet të jeni krenarë për vendimin tuaj të drejtë, secili prej jush dhe çdo mbështetës i juaji që na është bashkuara në rrugëtimin tonë. Ne ia dolëm që brenda një kohe fare të shkurtër t’i jepnin Shqipërisë, një alternattivë të re, një projekt serioz që synon ndryshimin dhe jo thjesht rotacionin politik…Ne besojmë tek idea jonë, tek projekti ynë për ndryshim të mendësisë së drejtimit ttë shtetit, ata përpiqen dhe luftojnë vetëm për interesat e momentit që I lidhin gjithonë me pushtetin. Ne besojmë tek forca e grupit, duke e respektuar njëri-tjetri si kolegë, afërsisht hierarkisë, ata mendojnë se vetëm udhëheqësi ka të drejtë dhe vetëm atij i falen.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *