Ministri Gent Cakaj ka konfirmuar nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale arritjen e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për konvertimin e lejeve të drejtimit e cila futet në fuqi në 8 shtator.

 

Kjo marrëveshje është një lehtësi e madhe për të gjithë shqiptarët rezidente në Itali.

 

Por gjithashtu lajm I rëndësishëm është edhe fakti që shqiptarët që shkojnë në Itali deri në 3 muaj nuk do të kenë nevojë të pajisen me leje ndërkombëtare për drejtimin e makinës.

 

 

 

 

Një lajm shumë i mirë për shqiptarët në Itali !

Më në fund mbaroi edhe marrëveshja ndryshuese për konvertimin e lejeve të drejtimit që do të hyjë në fuqi më datën 8 shtator 2019 !Hyrja në fuqi e kësaj marrëveshjeje ndryshuese i vjen në ndihmë shtetasve shqiptarë rezidentë në Itali, pasi bën njohjen e modeleve të reja të lejeve të drejtimit të lëshuara nga shteti shqiptar, duke lehtësuar shpenzimet dhe kohën për konvertimin/pajisjen me leje drejtimi italiane pa kaluar testet teorike e praktike të drejtimit të automjetit.

Gjithashtu, shtetasit shqiptarë me lejet e reja të drejtimit që vizitojnë e qëndrojnë në Itali për deri 3 muaj, nuk kanë nevojë të pajisen me leje ndërkombëtare të drejtimit të automjetit.

 

 

Cakaj thekson se të njëjtat përpjekje e hapa Shqipëria i ka ndërmarrë edhe me shtete të tjera ku ka komunitete shqiptare, por për arsye e procedura të brendshme të këtyre shteteve ato nuk janë përfunduar ende.

 

“Ministria e Jashtme do të vijojë të nxisë realizimin e marrëveshjeve të tilla edhe me këto vende duke i ardhur sa më shumë në ndihmë bashkëkombasve tanë nëpër botë.” përmbyll Cakaj postimin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *