E mërkurë, 21 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Patëllxhanë të mbushur me mish, shije tradite nga shefja e kuzhinës Albana Mançja

Me aromën e kuzhinës tradicionale shqiptare, shefja e kuzhinës Albana Mançja sjell një recetë të shijshme me patëllxhanë të mbushur me mish të grirë dhe perime. Një gatim plot shije, me përbërës të freskët dhe aromë shtëpie, që e kthen çdo vakt në një kënaqësi të veçantë.

Përbërësit:

Reklamë

1 kg patëllxhanë

Pak vaj ulliri

Reklamë

400 gr qepë të thata

350 gr mish të grirë

3 speca

600 gr domate

1 lugë çaji sheqer

Kripë dhe piper i zi

12 thelpinj hudhër

Majdanoz

Pak rigon

Përgatitja:

Pastrojmë patëllxhanët, i qërojmë në shirita dhe bëjmë 2-3 prerje për së gjati për mbushjen. I spërkasim me pak kripë dhe i lëmë për 15 minuta që të nxjerrin shijen e hidhur. Më pas, i shpëlajmë, i thajmë dhe i vendosim në një tepsi të spërkatur me pak vaj. I pjekim në furrë për 20 minuta në temperaturën 200°C.

Ndërkohë, në një tigan me vaj ulliri kaurdisim qepën e prerë në fije ose në kubikë, sipas preferencës, derisa të zbutet. Shtojmë mishin e grirë dhe i kaurdisim së bashku, derisa mishi të ndryshojë ngjyrë.

Shtojmë specat e prerë në copa të vogla ose në fije, në varësi të mënyrës së prerjes së qepës, dhe vazhdojmë përzierjen. Shtojmë hudhrat, kripën, piperin e zi dhe domatet e qëruara e të prera në kubikë. Shtojmë edhe një lugë çaji sheqer, i përziejmë dhe i lëmë të ziejnë për 10 minuta.

Në fund, shtojmë majdanozin e grirë hollë.

Nxjerrim tepsinë nga furra dhe, me ndihmën e dy lugëve, mbushim patëllxhanët. I spërkasim me pak vaj ulliri dhe fare pak rigon, pastaj e vendosim përsëri tepsinë në furrë për 20-30 minuta.

I kontrollojmë herë pas here që të mos thahen. Nëse është e nevojshme, shtojmë një filxhan kafeje me ujë të nxehtë, në varësi të lëngut që kanë lëshuar domatet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.