KPK ka shkarkuar nga detyra Prokurorin Adnan Xhelili.

Prokurori i Prokurorisë së Tiranës ka rezultuar me probleme ne kriterin e pasurisë.

Në relacion thuhej se ka mospërputhje në deklarimet mbi burimin e pasurisë për blerjen e një shtëpi 117 meter katrore në Tiranë, ku herë Xhelili deklaron se e ka blere me kredi dhe pastaj me kursimet familjare. Po ashtu mospërputhje ka edhe në vleren e blerjes së apartamentit.

Probleme sipas relacionit janë evidentuar edhe për një vile 3-katëshe në bredgetin e Borshit.

Xhelili ka deklaruar se vlera e ndërtimit ka qenë 9 milionë lekë. Si burim krijimi ai ka pasqyruar kursime familjare, kredi dhe një hua.

Relatorja Shuli tha se ka mospërputhje në deklartat e kryera për këtë pasuri me dokumentacionin e siguruar gjatë hetimit administrativ. KPK identifikon se Xhelili ka shënuar në deklaratën “veting” se ndërtimi është kryer në periudhën 2008-2010, ndërkohë që për këtë periudhë nuk ka rezultuar të jenë kryer punime. Komisioni ka gjetur se nuk është deklaruar trualli 570 m2, as në vitin 2012 dhe as në deklaratën “veting”.

Relatorja Shuli tha se nga hetimi ka rezultuar se Xhelili ka kërkuar miratimin e lejes së ndërtimit në vitin 2010, ku ai ka qenë në cilësinë e investitorit dhe zbatues ka qenë një shoqëri ndërtuese. Ndërkohë, nga akti i kolaudimit rezulton se ndërtimi ka nisur në vitin 2010 dhe ka përfunduar në 2011-ën. Tjetër mospërputhje ka qenë edhe fakti se sipas dokumenteve, trualli 570 m2 ka kaluar në pronësi të prokurorit në vitin 2012, pasi kishte përfunduar ndërtimi i banesës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *