Subscribe

Komisioni i pavarur i kulalifikimit shkarkon nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Apelit, Fatmira Hajdari, bashkëshortja e Azem Hajdarit. Trupa gjykuese përbëhej nga Roland Ilia, Firdes Shuli dhe Etleda Çiftja.

Pak ditë më parë u zhvillua edhe seanca dëgjimore me Hajdarin, verifikimi i gjyqtares u krye vetëm për dy kritere, atë të pasurisë dhe të pastërtisë së figurës.

Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, deklarimi në  ILDKPI tregon mospërputhje me pronat që realisht gëzon gruaja e ish-deputetit të ndjerë Azem Hajdari. Dyshimet kanë të bëjnë me fshehje të pasurisë dhe mosdeklarim të të ardhurave. Gjyqtarja ka deklaruar një truall 454 metra katrorë, një ndërtesë 95 m2 tek “Vilat gjermane”, e blerë në 1995 nga bashkëshorti i saj me vlerë 125 mijë lekë. Po ashtu të deklaruar ka dhe një shtëpi banimi me vlerë 2.7 milionë lekë. Por, sipas komisionit, nga 2003 Hajdari ka mungesë burimesh të ligjshme për rreth 60 milionë lekë. Një tjetër problem për Hajdarin ishte edhe revokimi i vizes nga ambasada amerikane në vitin 2017, gjë që gjyqtarja e Apelit e kishte fshehur si fakt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *