Shkarkohet nga detyra, gjyqtari Artur Gaxha.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka evidentuar probleme për Gaxhën sidomos në kriterin e pasurisë ndonëse ILDKP në raportin e vet nuk kishte zbuluar probleme në këtë kriter.

Sipas relatores Qirko, gjyqtari rezultonte me pamundësi financiare në dhjetëra milionë lekë për krijimin e pasurive të tij si dhe mosdeklarim të pasurive dhe huave.

KPK konstatoi pamundësi financiare të Gaxhës për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe180 m2 në Tiranë në vitin 2015 për shumën 200 mijë euro. Si burim krijimi të kësaj pasurie, ai ka deklaruar një kredi në vlerën 120 mijë euro, 41 mijë euro të përfituara nga shitja e një apartamenti në Golem, 1.5 milionë lekë nga shitja e një automjeti dhe kursime familjare.

Artur Gaxha nisi punë si gjyqtar në 1995 në Gjykatën e Tiranës.  Katër vitet e fundit ai ka qënë pjesë e gjykatës së Apelit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *