Subscribe

Kryeministri Edi Rama iu ka bere thirrje keshilltareve socialiste te bashkive te rrezojne çdo buxhet, ku nuk perfshihen fonde  per pastrimin. Nga Vlora, ku nisi zbatimi i planit per pastrimin e Shqiperise, shefi i qeverise Rama ka theksuar se prioritet per çdo kryetar bashkie duhet te jete menaxhimi i mbetjeve, veçanerisht ne zonat e bregdetit.

 

“Per here te pare, Ministria e Mjedisit ka kostuar se sa i kushton çdp bashkie pastrimi dhe mbi bazen e kostimit ka nxjerre edhe objektivin e buxhetit per vitin tjeter te cdo bashkie, dhe ministrja do te jete ne çdo mbledhje te Keshillit Bashkiak. Dhe iu bej thirrje anëtareve te keshillit bashkiak te rrezojne buxhetin nese nuk parashikon fonde per pastrimin.”

 

Kryeministri Edi Rama theksoi se te gjitha te ardhurat qe merren nga administrimi i plazheve duhet te shkoje per pastrimin e zonave bregdetare, duke paralajmeruar edhe bizneset ne lidhje me grumbullimin e mbetjeve.

 

“Ndotja e madhe qe bejne bizneset, hotelet, restorantet, te cilat i hedhin mbetjet. Nuk do te lejohet me asnje biznes ne bregdet qe nuk do t’i nxjerre mbetjet e veta te paketuara ne nje ore te caktuar dhe bashkite te organizohen qe brenda nje ore te grumbullojne mbtetjet.”

 

Nga pylli i Sodes ne Vlore, Rama kritikoi ashper kreun e bashkise, Dritan Leli per situaten e mbetjeve ne kete qytet.

 

“Vlora, per fat te keq, ne vend qe te ishte model, per indiferencen lapidare te bashkise qe eshte bashkeabuzuese se ky eshte nje pyll qe bashkia mund ta pastroje. Ketu mjafton kryetari i bashkise dhe 5 veta me nje qese ne dore qe pylli i Sodes te behet model.”

 

Nga ana tjeter, shefi i qeverise kerkoi qe policia te jete aktive ndaj kujtdo qe krijon pika te paligjshme grumbullimi, duke e pare kete sin je krim mjedisor.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *