Subscribe

Zyrat e këmbimit valutor në vend kanë qenë në fokusin e kontrolleve të bankës së Shqipërisë, pas sugjerimeve që ka bërë Moneyval, struktura evropiane e parandalimit të pastrimit të parave. Për 12 prej tyre banka ka vendosur revokimin e lejeve, ndërsa 26 janë gjobitur.

 

Nga 556 zyra të tilla që ushtrojnë veprimtari në vendin tonë, 21 % e tyre ose 119 konsiderohen me rrezik të lartë dhe 37% me rrezik të mesëm për pastrimin e parave. Për ekspertët ky nivel risku konsiderohet shqetësues dhe ka nevojë për më shumë vëmendje.

 

21 % konsiderohet si një nivel shqetësues, mendoj se duhet të ketë më shumë vmëndje në kontrollin dhe monitorimin e tyre. Në cdo rast këto zyra janë hallka e parë e fenomenit të pastrimit të parave pasi aty mund të konvertohen valutat në lekë, dhe është më e lehtë depozimi I lekut në sistem.

 

Vetëm vitin e kaluar janë kryer 90 inspektime në këto zyra. Niveli i riskut lidhet me shtrihen e tyre gjeografike në qytete me nivel të lartë kriminaliteti, mungesën e raportimit pranë drejtorisë së pastrimit të parave për raste të dyshimta, me strukturën e aksionarëve etj.

 

Por për ekspertin Arjan Kadareja ka dhe një arsye legjitime pse numri I këtyre zyrave rritet vit pas viti.

 

Në një vend me një sektor turizmi që rrinte cdo vit, me një përdorim të lartë të valutave si dhe me ato komisione të larta që aplikojnë bankat, këto zyra afrojnë shërbime në cdo orë dhe me kosto më të ulta.

 

Strukturat e MONEYVAL evidentojnë zyrat e këmbimit Valutor si hallkën më të dobët brenda tregut financiar, në drejtim të rrezikut të pastrimit të parave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *