Trazirat në Lindjen e Mesme nuk kanë fund. Civilët e paarmatosur, fëmijët e pambrojtur dhe gratë janë ato që po e vuajnë më së shumti luftën në Gaza. Më shumë se 30 mijë njerëz janë vrarë në Gaza që prej fillimit të luftës së Izraelit me Hamasin, një konflikt i përgjakshëm që nisi më 7 tetor të vitit të kaluar.

Jo më lag se një ditë më parë më shumë se 100 palestinezë humbën jetën si pasojë e sulmeve izraelite, ndërsa po prisnin ndihmat ushqimore të dërguara nga Perëndimi. Në një reagim zyrtar Shtëpia e Bardhë e quajti vdekjen e 100 palestinezëve si një situatë alarmante, për të cilën duhet gjetur një zgjedhje urgjente.

Lexo edhe :

Related Posts

Që prej fillimit të luftës në Gaza, varfëria ka pushtuar çdo cep të vendit, me OKB që ka ngritur alarmin për krizë humanitare. Por jo vetëm kaq, ekspertët flasin  për një anarki totale në Gaza. Kushtet anarkike, varfëria dhe mungesa e të mirave dhe shërbimeve bazike kanë nxjerrë në pah një boshllëk të pushtetit dhe të organizimit për të mbrojtur vendasit atje, raporton The Economist.

Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe Franca kanë kërkuar një hetim të pavarur.Ministri francez për punët e jashtme bëri të ditur se Parisi nuk do të pranojë standarde të dyfishta për palët në konflikt, dhe ka thënë se nëse Izraeli do të gjendet fajtor për krime lufte, kjo çështje do ti takojë drejtësisë.

Ushtria izraelite nuk mohoi sulmin e një dite më parë, por tha se nuk kishte qëlluar mbi turma të mëdha. Sipas saj pjesa më e madhe e viktimave u përplasën nga kamionët e ndihmave dhe u shtypën me njëri tjetrin. /vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *