E premte, 9 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 02:15 Në vijim ora 02:15: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Pasojat tragjike nga lufta/ UNICEF: Më shumë se 420 fëmijë vriten ose plagosen në Gaza çdo ditë

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit, që ka marrë vëmendjen e gjithë botës, po lë pasoja tragjike në jetën e njeriut.

 

Reklamë

Drejtoresha Ekzekutive e UNICEF-it Catherine Russell tha se më shumë se 420 fëmijë vriten ose plagosen në Gaza çdo ditë.

 

Reklamë

“Është një numër që duhet të tronditë secilin prej nesh deri në palcë“, tha Russell, duke iu drejtuar takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi situatën në Lindjen e Mesme. “Save the Children” raportoi dje se rreth 3200 fëmijë u vranë në Gaza në vetëm tre javë. Kjo e tejkalon numrin e fëmijëve të vrarë çdo vit në zonat e konfliktit në botë që nga viti 2019.

 

Ministria e Shëndetësisë e Gazës, e cila udhëhiqet nga Hamasi, thotë se së paku 8.306 njerëz, kryesisht civilë, janë vrarë si pasojë e bombardimeve dhe sulmeve me artileri nga Ushtria e Izraelit prej se shpërtheu lufta më 7 tetor, pasi Hamasi kreu sulme të përgjakshme dhe tronditëse në jug të Izraelit, duke i vrarë 1.400 njerëz, kryesisht civilë, sipas zyrtarëve izraelitë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë