Zyra e Drejtuesit Qendror të Operacioneve për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore ka njoftuar se ka shkuar në 39 numri i objekteve të prishura pas tërmetit të 26 nëntorit.

 

Zyra njofton se 27 objekte janë prishur në Durrës 10 në Tiranë dhe dy në Krujë.

 

Ndërkohë bëhet me dije se 4200 banorëve që janë të akomoduar në hotele, po u dorëzohen nga ekspertët akt-konstatimet e objekteve për shtëpi dhe apartamente të cilat janë të banueshme.

 

Përsa i përket Kampit të Manzës, Zyra për menaxhimin e fatkeqësive bën me dije se 81 banorë jetojnë tashmë në njësitë lëvizëse të strehimit ndërkohë që vijon puna për t’iu ofruar kushte më të mira dhe shërbime shëndetësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *