Subscribe

Pas reshjeve të dendura të shiut, kryeministri Edi Rama ka shkuar këtë të diel në Lezhe, ku ka parë nga afër situatën e rëndë të krijuar nga përmbytjet.

Edhe pse niveli i reshjeve ka qenë tepër i lartë, shefi i qeverisë deklaroi se dëmet nga përmbytjet janë shumë të vogla krahasuar me vitin 2010. Sipas tij, shkak është bërë zhbllokimi i kanaleve kulluese dhe vendosja e argjinaturave.

 

“Sikur mos të kishim bërë gjithë atë punë, do të ishin mijëra familje të evvakuuara, sic ndodhi në atë përmbytjen e 2010-ës. Mbrëmë pas gjitha të dhënat, fola dhe me Becin, dhe pashë që intensiteti i reshjeve ishte shumë më i madh. Kur vjen një intensitet i tillë reshjes, jo ne, po as Gjermania apo Parisin nuk ka cfarë bën. Në këtë rast, gjëja më e rëndësishme është që janë mbrojtur banesat. Numrat janë të vegjël, 40 familje që evakuohen është numër shumë i vogël, por me ato do të merremi.”

 

Nga ana tjetër, kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu tha se puna ka vijuar çdo ditë duke shmangur edhe katastrofat që mund të shkaktonin përmbytjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *