Divorci i Britanisë nga Bashkimi Europian shkaktoi tronditje ne tregjet financiare. Ne Britani paundi arriti nivelin me te ulet kundrejt dollarit qe nga viti 1985. Renie te tregjeve pati edhe ne Azi. Por largimi nga BE nuk do te thote se Britania menjëherë pushon se qeni anëtare e unionit. Ky proces do te kërkoje te paktën dy vjet, por pasojat jane te pritshme. Qeverise do ti duhet te negocioje te ardhmen e marrëdhënieve tregtare me BE. Pika 50 e traktatit te Lisbonës te vitit 2009 është ajo qe nënvizon procesin e largimit. Me urgjente per Britaninë, do te jete prezantimi i rregulloreve te saj qe do te zëvendësojnë ato te BE dhe raportet tregtare me vendet e tjera qe me pare menaxhoheshin nga BE. Nje marrëveshje do te nevojitet per mënyrën sesi do te trajtohen punonjësit e BE, studentet dhe persona te tjere qe jeton ne Britani, por edhe per britaniket qe jetojnë jashtë saj. Shkëputja do t’i kushtoje vendit aksesin ne tregun e lire te përbashkët evropian dhe do te duhen marrëveshje te reja tregtare me vende te tjera. Guvernatori i bankës se Anglisë Marc Carney, tha se bankat do te ndihmojnë e bizneset do te monitoroje situatën dhe do te marre te gjitha masat, për te mbështetur stabilitetin monetar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *