Subscribe

Lajmi se Beyonce kishte veshur një fustan të dizajnuar nga Valdrin Sahiti, bëri xhiron jo vetëm të mediave shqiptare por edhe ato ndërkombëtare. Por mesa duket dizajneri shqiptar nuk mendon të ndalet me kaq. Përmes një lidhje skype për emisionin “Vizioni i Pasdites”, Valdrin Sahiti ka treguar se ka patur projekte për eventin më të madh të modës siç është “Met Gala” e cila tashmë është anulluar për shkak të pandemisë.


“Lëvizën edhe eventet, kemi pas projekte për ‘Met Gala’ që është anulluar si event. Kë do vishja nuk mund ta them,ato janë konfidenciale nuk tregohen para se te tregohet ngjarja.”


“Kemi qenë në kontakte me dy-tre personazhe në këto rrugë që kemi qenë. Por janë anulluar. Normalisht kemi stopuar dhe ne me aktivitetet tona. Përveç që po punojmë me skica dhe tabela të reja të inspirimit.” – shprehu Sahiti.


Valdrin Sahiti u shpreh se nga situata e pandemisë, qytetarët nuk do të preken dhe se shpenzimet per veshje do të vijojnë sapo të lirohen masat e ndërrmara.


“Unë mendoj që njerëzit nuk do të preken, se mendoj që kjo ka qenë një luftë në të cilën nuk kemi shpenzu. Unë jam dëshmitar edhe i luftës së vërtetë, dhe dallon lufta prej luftës. Mendoj që ato lekë, shumë ose pak, nuk shpenzohen vetëm me ushqime. Ato që janë të destinuara në pjesën tekstile, do t’i shpenzojnë njerëzit. Ndoshta do shpenzojmë edhe më shumë, se do të vlerësojnë jetën. Më shumë ahengje dhe rreth vetes. Moda bën pjesë në këtë kategori. Do të ketë ngritje, por jo të shpejtë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *