Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
31 August 2026
Vizion fokus

Tronditëse në Athinë, gjendet foshnja e pajetë brenda një...

Jeta e tij në rrezik? Djali i Netanyahut evakuohet...

Maduro publikon foto nga burgu: Qëndrojmë të fortë, Venezuela...

Islanda i tha jo BE-së, reagon Brukseli: Respektojmë zgjedhjen...

Zelensky: Ukraina po përgatitet për bisedime të mëtejshme me...

Aksidenti tragjik në Mirditë, në makinë tre të rinj,...

VIDEO/ 7 të vdekur dhe 23 të zhdukur pas...

Trump: Nafta është një dhuratë nga Venezuela për popullin...

PS-PD përplasen në Kushtetuese, opozita ka goditur 7 vendime...

Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare e PS-së në...

Pasaportë për vaksinimin/ Rruga e kthimit në normalitet apo krijohen probleme të reja?

6 Shkurt 23:30

Qeveria e Danimarkës ishte e para që njoftoi zyrtarisht se po bashkonte forcat me bizneset për të zhvilluar një “pasaportë dixhitale” që do të tregonte nëse njerëzit ishin vaksinuar kundër koronavirusit, duke i lejuar ata të udhëtonin dhe të ishin pa kufizime në jetën publike. Por eskpertët thonë se mjete të tilla vijnë me pasoja për shoqërinë, si përjashtimi potencial i grupeve të mëdha nga pjesëmarrja në shoqëri.

 

Qeveritë dhe zhvilluesit e teknologjive në të gjithë botën janë duke eksploruar mënyra për përdorimin e mundshëm të “pasaportave të vaksinave”, si një mënyrë për të rihapur ekonominë duke identifikuar ata që janë të mbrojtur nga koronavirusi.

 

Sidoqoftë, ata që merren me teknologjinë, thonë se mjete të tilla vijnë me pasoja për shoqërinë, si përjashtimi potencial i grupeve të mëdha nga pjesëmarrja në shoqëri. Ekspertët i bëjnë thirrje ligjvënësve që ta mendojnë seriozisht se si do të përdoren këto pasaporta.

 

Industritë e udhëtimit dhe argëtimit, të cilat janë më të goditurat nga pandemia, janë veçanërisht të interesuara për të gjetur një mënyrë për të kontrolluar se kush ka mbrojtje.

 

Dy nga kompanitë teknologjike që merren me pasaportat, janë kompania biometrike “iProov” dhe firma e sigurisë kibernetike “Mvine”. Këto kompani kanë krijuar një pasaportë të vaksinës që po testohet në Shërbimin Kombëtar të Shëndetësisë së Britanisë, pasi morën fonde nga qeveria.

 

Themeluesi dhe shefi ekzekutiv i kompanisë “iProov”, Andrew Bud thotë se këto pasaporta duhet të mbajnë vetëm dy informacione.

 

“Detyra që, si ekip, i vendosëm vetes ishte se si mund të prodhojmë një certifikatë vaksine, e cila në fund të fundit ka vetëm dy informacione. Një informacion, a është vaksinuar ky person? Dhe informacioni tjetër si duket ky person? Ju me të vërtetë nuk keni nevojë të dini asgjë tjetër. Ju nuk keni nevojë të dini gjëra të tilla si emrat dhe adresat, mosha apo numrat e sigurimeve shëndetësore”, thotë zoti Bud.

 

Zhvillimi i një pasaporte të tillë për vaksinimin ndaj COVID-19, do të ndihmonte ekonominë e lokaleve të natës, ku vetëm në Mançester të Anglisë janë të punësuar rreth 420 mijë persona, thonë ekspertët.

 

“Ne duhet të shikojmë mënyrat se si t’i kthehemi jetës normale. Por nuk mendoj se duhet t’i detyrojmë njerëzit që të pajisjen me pasaporta të vaksinës. Kjo do të jetë me zgjedhje. Në hyrje të festivaleve nëse nuk ke këtë pasaportë ne do t’iu ofrojmë një mundësi tjetër”, thotë Sacha Lord, bashkëthemelues i festivalit të muzikës “Parklife”.

 

Themeluesi dhe shefi ekzekutiv i kompanisë “iProov” thotë se certifikatat e vaksinave tashmë kanë nisur të shpërndahen në disa shtete, dhe në Shtetet e Bashkuara. Po ashtu disa leje shëndetësore, të lëshuara nga sektori privat, po përdoren për të lejuar njerëzit të marrin pjesë në ngjarje sportive.

 

“Mendoj se certifikatat e vaksinave mbartin probleme të mëdha sociale dhe politike. Puna jonë është që t’iu ofrojmë teknologjinë e duhur për të bërë të mundshme pasaportat dhe certifikatat e vaksinave… Nuk është detyra jonë që të gjykojmë nëse këto pasaporta e certifikata janë një ide e mirë apo jo”, thotë zoti Bud.

 

Qeveria e Danimarkës ishte e para që njoftoi zyrtarisht se po bashkonte forcat me bizneset për të zhvilluar një “pasaportë dixhitale” që do të tregonte nëse njerëzit ishin vaksinuar kundër koronavirusit, duke i lejuar ata të udhëtonin dhe të ishin pa kufizime në jetën publike./ VOA

Posted Under:
Bota
Tagged:
Ekspertet pasaporte vaksinimi teknologji Turizmi Zgjidhje

Nga e njëjta kategori

Tronditëse në Athinë, gjendet foshnja e pajetë brenda një valixheje

më shumë...

Jeta e tij në rrezik? Djali i Netanyahut evakuohet urgjentisht nga SHBA

më shumë...

Maduro publikon foto nga burgu: Qëndrojmë të fortë, Venezuela do të rilindë

më shumë...

Islanda i tha jo BE-së, reagon Brukseli: Respektojmë zgjedhjen e popullit islandez

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:29

Tronditëse në Athinë, gjendet foshnja e pajetë...

9:56

Jeta e tij në rrezik? Djali i...

9:32

Nga farat e kungullit te spinaqi, zbuloni...

8:46

Aksident në Vlorë, makina përplas drejtuesin e...

8:44

Mbrojtja: 20 vatra zjarri në vend, 7...

8:27

Maduro publikon foto nga burgu: Qëndrojmë të...

7:35

Islanda i tha jo BE-së, reagon Brukseli:...

7:21

Zelensky: Ukraina po përgatitet për bisedime të...

6:37

Aksidenti tragjik në Mirditë, në makinë tre...

6:19

Makina bie në greminë në Kurbnesh të...

5:57

VIDEO/ 7 të vdekur dhe 23 të...

5:40

Nuk dorëzohen lehtë! 3 shenjat e horoskopit...

5:21

Trump: Nafta është një dhuratë nga Venezuela...

5:06

Fluks nga virozat në spitale, dominojnë pacientët...

4:35

Zjarri del jashtë kontrollit në Mat, flakët...

4:15

PS-PD përplasen në Kushtetuese, opozita ka goditur...

4:03

Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare e...

3:46

Shembet masivi i dheut gjatë hapjes së...

3:06

Anija me rreth 270 persona përmbytet në...

2:32

Islanda i thotë “jo” BE-së, shumica e...

Më të klikuarat

  • Gjendet një kufomë e dekompozuar pranë grykëderdhjes së lumi...
  • Aksidenti tragjik në Mirditë, në makinë tre të rinj, viktimë...
  • 57-vjeçari në Vlorë përplas për vdekje të moshuarin që lëviz...
  • Italiani që vodhi Q5 refuzon të japë emrin dhe deklarime, po...
  • Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare e PS-së në V...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.