E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

“Pas zgjidhjes së krizës, fokusi tek ekonomia”

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e vlerëson arritjen e marrëveshjes mes forcave politike, të cilat për katër muaj me radhe krijuan një situatë shqetësuese dhe paqartësie për biznesin. Por sipërmarrësit thonë se tashmë ka ardhur koha që politika të kthej sytë nga ekonomia dhe ti japë asaj vëmendjen që meriton. Përfaqësues të dhomës i bëjnë apel partive që të bëjnë pjesë të diskutimeve sipërmarrësit dhe problemet që shqetësojnë ekonominë.

 

Deri më tani për shkak edhe të tensionit, vëmendja ka qenë e fokusuar më shumë në akuza dhe kundërakzua politike duke lënë jashtë fokusit kryesor, ekonominë.

 

Reklamë

Bizneset apelojnë që programet politike të jenë objektive dhe të realizueshme dhe të kenë si synim përmirësimin e aktivitetit ekonomik e për rrjedhojë edhe të jetesës së qytetarëve.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë