Vizion Plus Tring
Your browser does not support the video tag.
Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
16 May 2025
Vizion fokus

Taravari jep dorëheqje nga posti ministrit të Shëndetësisë së...

Sot bisedimet Rusi-Ukrainë, Zelensky jashtë tryezës, Turqia ndërmjetëse

VIDEO/ Kryeministri Rama pret sekretarin e NATO-s: Diskutuam mbi...

Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nis punimet...

Sot Samiti i Komunitetit Politik Evropian, 47 krerë shtetesh...

VIDEO/ Presidenti ukrainas mbërrin në Tiranë! Zelensky pritet në...

Aksident në aksin Berat-Lushnjë, një i lënduar

Pse humbi opozita? Muçi: Figura e Berishës motivoi votuesit...

Begaj takon Presidentin e KE: Populli shqiptar mbështet i...

Muçi: Prindërit e kandidatëve të Lëvizja Bashkë janë kërcënuar!

Pas vendimit të Apelit të Përgjithshëm Salianji do të vetëdorëzohet në Drejtorinë e Policisë: Fushatë nga burgu!

26 Shtator 14:03

Ervin Salianji, pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Përgjithshëm do të vetëdorëzohet në Drejtorinë e Policisë.

Rezultatet e Zgjedhjeve Live

Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene raporton se Salianji ka deklaruar para mediave se do të dorëzohet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe fushatën do ta bëjë nga burgu.

Lexo edhe :

Related Posts

Dënimi i Salianjit me një vit burg, Meta: Vendim politik sepse denoncoi bandat kriminale dhe qeverinë
Dënimi i Salianjit, Bardhi paralajmëron përshkallëzim? "Rama kaloi vijën e kuqe, kodi mafioz që po instalon diktaturën në vend"
Dënimi i Salianjit, PD mbledhje urgjente të Kryesisë
Dënohet me një vit burg Salianji, PD njofton takim urgjent me Grupin Parlamentar
Dënohet me një vit burg, Salianji: Do bëj fushatë edhe nga qelia, jam i dënuari i parë politik në 34 vite
VIDEO/ Apeli la në fuqi vendimin me një vit burg, si reagoi Salianji kur e mësoi

Apeli i Përgjithshëm, ditën e sotme vendosi të linte në fuqin dënimin me një vit burg për Salianjin, i cili akuzohet për “kallëzim të rremë”. Ky i fundit, sapo u njoh me vendimin deklaroi se ishte vendimmarrje për qëllime politike.

“Është një vendimmarrje e gjykuar nga gjyqtarë që është njësoj si të gjykojë një përfaqësues i PS një seksion të PD”, tha ai.

Çfarë është dosja “Babale”?

Pranverën e 2018-ës, PD botoi 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.

E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin Babale.

Krimet e Rënda lëshuan urdhër-arreste për protagonistët e audiopërgjimit, Albert Veliu, i njohur ndryshe me nofkën “Babalja” dhe kunatin e tij, Fredi Alizoti.

Nga ekspertiza që i është bërë kampionit të zërit, ai që dëgjohet në audio s’është i Agron Xhafajt, por i Alizotit, i cili pranonte se kishte imituar zërin e vëllait të ministrit, pasi iu ishin premtuar 200 mijë euro nga deputeti me mbiemrin Salianji.

Ai u shpreh se kishte vendosur të tregonte të vërtetën pasi “Babalja” nuk i kishte dhënë pjesën e parave që i detyrohej. Në datë 6 mars të këtij viti prokuroria mori të pandehur ish-deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji për dosjen ‘Babale’.

Salianji është marrë i pandehur, pasi rezultoi si personi që kontaktoi me Albert Veliun dhe nëpërmjet gazetarit Jetmir Olldashi publikuan në selinë e PD audio-përgjimin e rremë.

Ndërkohë, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa la kampionin audio të zërit të tij në prokurori dhe u largua për t’u dorëzuar drejtësisë në Itali ku kishte për të vuajtur edhe 4 vite burg./vizionplus.tv

Posted Under:
Politike Vendi
Tagged:
denohet salianji Dosja Babale Ervin Salianji

Nga e njëjta kategori

VIDEO/ Kryeministri Rama pret sekretarin e NATO-s: Diskutuam mbi forcimin e mëtejshëm të rolit të Shqipërisë në Aleancë

më shumë...

Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nis punimet në Tiranë, Rama: Sot ka zbritur e gjithë Europa

më shumë...

Sot Samiti i Komunitetit Politik Evropian, 47 krerë shtetesh në Tiranë (Agjenda)

më shumë...

Rënie temperaturash dhe reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

9:18

Taravari jep dorëheqje nga posti ministrit të...

9:09

Sot bisedimet Rusi-Ukrainë, Zelensky jashtë tryezës, Turqia...

9:04

VIDEO/ Kryeministri Rama pret sekretarin e NATO-s:...

8:48

Horoskopi 16 maj 2025, parashikimi i yjeve...

8:21

Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian...

8:10

Sot Samiti i Komunitetit Politik Evropian, 47...

8:08

Rënie temperaturash dhe reshje shiu, parashikimi i...

10:38

VIDEO/ Presidenti ukrainas mbërrin në Tiranë! Zelensky...

10:36

Aksident në aksin Berat-Lushnjë, një i lënduar

10:19

Pse humbi opozita? Muçi: Figura e Berishës...

10:18

Begaj takon Presidentin e KE: Populli shqiptar...

9:59

Muçi: Prindërit e kandidatëve të Lëvizja Bashkë...

9:53

A do ta dorëzojë mandatin që të...

9:47

Kaziaj: Ja “strategjia” që duhet të ndiqte...

9:41

Pranë hyrjes në Kuvend, Muçi: Kemi bërë...

9:35

Ishin programet ato që bënë diferencën në...

9:23

Eksperti i IT: PS është iPhone 16...

9:02

Aksion antidrogë në Korçë, dy të arrestuar

8:43

Leverkusen nis punën për pasuesin e Alonsos

8:32

10 ushqimet më fitimprurëse për organizmin

Më të klikuarat

  • ZGJEDHJET 2025/ Rezultatet LIVE, votat për çdo kandidat, man...
  • Bashkë apo të ndarë? Alba dhe Limi reagojnë për herë të parë...
  • ZGJEDHJET 2025/ Ja kush janë kandidatët më të votuar aktuali...
  • A do ta dorëzojë mandatin që të futet Qori në parlament? Për...
  • ZGJEDHJET 2025/ REZULTATET LIVE
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
Website Design Company in BangladeshHigh Risk Solutions Merchant Account Services