E hënë, 14 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:11 Në vijim ora 05:11: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Pas udhëtimit të Putin në Kherson, Zelensky viziton trupat e vijës së parë në Ukrainën lindore

Ilustrim · Vizion Plus

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vizitoi këtë të hën trupat e vijës së parë në qytetin lindor, Avdiivka. Kjo zonë është një nga më të prekurat nga agresioni rus.

 

Zelensky gjatë vizitës së tij u informua lidhur me situatën në terren nga komandanti i grupit operativo-taktik rajonal si dhe foli me pjesëtarët e shërbimit.

 

Udhëheqësi ukrainas shpërndau gjithashtu çmime ushtarake dhe, nga ana tjetër, iu dha simbole nga Brigada e Mekanizuar e 110-të e Veçantë.

 

Udhëtimi i Zelensky në qytetin e rrethuar vjen disa orë pasi Presidenti Vladimir Putin vizitoi trupat në një bazë ushtarake në Kherson të pushtuar nga Rusia , në Ukrainën jugore.

 

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh