Përfundon takimi mes zv.ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar dhe kryedemokratit Lulzim Basha.
Pas takimit, zyrtari i lartë amerikan u shpreh se e pret liderin demokrat sa më shpejt në Washington.
“Jam shumë i lumtur që ndodhem në Tiranë, është vizita ime e parë në Shqipëri dhe më kanë rezervuar një mikpritje shumë të ngrohtë. Isha gjithashtu i lumtur që kisha mundësi të takohesha me opozitën dhe ata kanë shprehur angazhimin e tyre ndaj NATO-s, integrimit europian dhe luftës ndaj korrupsionit. Jemi gjithashtu të kënaqur që jemi pjesë e kësaj, përfshirë dhe përpjekjet tona të forta kundër korrupsionit, përfshirë sanksionet. Por për ta kthyer këtë në realitet do të nënkuptoj dhe kërkoj një përkushtim të fortë nga institucionet shqiptare. Pres me kënaqësi të zhvilloj takime të tjera pasdite dhe gjithashtu pres me kënaqësi vijimin e marrëdhënieve me PD, gjithashtu pres me kënaqësi që të takoj zotin Basha në Uashington së shpejti”, tha Escobar.
Ai vuri theksin edhe te lufta kundër korrupsionit, për të cilën tha se duhet të jetë një angazhim i vazhdueshëm i institucioneve shqiptare.
Ftesa e Gabriel Escobar për Bashën, vjen si një përgjigje për ata që e kanë akuzuar kryedemokratin se nuk mundet të marrë një vizë për të shkuar në Amerikë.