E diel, 15 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Pas takimit me Hajnajn, Soreca: Lufta kundër krimit të organizuar vijon të jetë përparësi

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca është takuar këtë të mërkurë me kryetaren e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj.

Përmes një postimi në “Twitter”, Soreca shkruan se gjatë takimit i ka konfirmuar Hajnajt mbështetjen e BE-së, si dhe kanë diskutuar për përparësitë.

Sipas tij, puna e SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është thelbësore në rrugën drejt BE.

“Sot takova drejtoreshën e BKH-së znj. Aida Hajnaj për të konfirmuar mbështetjen e BE-së dhe për të diskutuar përparësitë e Byrosë. Luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit vazhdon të jetë një përparësi kryesore për dhe në rrugën e tij të pranimit. Puna e SPAK është thelbësore për të ndjekur këtë qëllim vendimtar.”

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë