E enjte, 24 Shtator 2026 Fat i Hidhur 2 Eps.) deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Pas reshjeve të shiut, verilindja mbulohet nga bora, rrugët nën kujdes të autoriteteve

Verilindja e vendit është mbuluar nga bora, e cila ka filluar në orët e para të mëngjesit pas rënies së temperaturave deri në -3°C. Trashësia e dëborës varion nga 5 deri në 10 cm dhe, e shoqëruar me erë, ka krijuar shtresa akulli në rrugë.

Rruga e Kombit mbahet nën monitorim të vazhdueshëm dhe po trajtohet me kripë gjatë gjithë gjatësisë së saj. Aktualisht nuk ka probleme të qarkullimit nga Morini në Rrëshen.

Në rrugët nacionale që lidhin Kukësin me Hasin, Peshkopinë, Pukën dhe Shishtavecin ka vështirësi për shkak të shtresave të akullit. Kompanitë kontraktore po punojnë për trajtimin e tyre me kripë. Probleme ka edhe në rrugët rurale të Kukësit, Hasit dhe Tropojës.

Policia rrugore është në terren dhe këshillon drejtuesit e mjeteve të kufizojnë shpejtësinë dhe të përdorin pajisje dimërore. Sipas Komisionit të Emergjencave Civile, nuk ka situata emergjente të regjistruara.

Reklamë

Furnizimi me energji elektrike funksionon normalisht në të gjithë qarkun, përveç njësisë administrative Bicaj në bashkinë e Kukësit, ku po punohet për riparimin e defekteve nga grupet e OSHE.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë