E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Pas protestës para ministrisë së Arsimit/ Studentët e FSHN lejohen të hyjnë në auditore

Pas tensioneve, përplasjes me policët dhe protestës para ministrisë së Arsimit, studentët e Fakultetit të Shkencave Natyrore janë lejuar të futen në auditore.

Mësohet se dyert e universitetit janë hapur edhe për studentët e pavaksinuar apo që nuk kanë një test PCR negativ.

Ditën e sotme ishte paralajmëruar një protestë që do të niste në orën 10:00 tek sheshi Nënë Tereza dhe do të vijonte me marshimin drejt kryeministrisë, por plani ndryshoi kur një pjesë e studentëve, peraktësisht ata të Fakutletit të Shkencave Natyrore, u zhvendosën drejt ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve.

Më shumë video

Reklamë