E mërkurë, 25 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 3 minuta më parë
Bota

Pas përmbytjeve katastrofike, Spanja përgatitet për një tjetër stuhi

Pas përmbytjeve që shkaktuan rreth 158 viktima, Spanja do të përfshihet sërish nga stuhi dhe reshje shiu.

Shërbimi meteorologjik i Spanjës (AEMET) ka lëshuar paralajmërime të verdha dhe qelibar për Valencia dhe Castellón të goditur rëndë.

Reshjet e shiut nuk do të jenë me pasoja si java e kaluar, por sërish ka shkaktuar një panik tek banorët. Me rrugët që janë kthyer në lumenj, reshjet e reja mund të çojnë në përmbytje të tjera.

Autoritetet po paralajmërojnë banorët se situate nuk është ende e qetë.

Të paktën 158 njerëz kanë vdekur në stuhitë, me ekuipazhet e emergjencës ende duke kërkuar nëpër rrënojat për njerëzit e zhdukur.

Vazhdo të lexosh

Reklamë