Nuk ësht “Murgu” i Artan Fugës, romani i sapoprezantar në Panairin e Librit, por murgjit budist që në mes të dhjetorit vijnë në Tiranë, në Samitin e Paqes, që organizohet nga South East Europe. Por ata bashkohen në një pikë, meditimin dhe paqjen e brendshme.

Murgjit John Paramai Dhanissaro dhe Pasura Dhantamano do të ofrojnë më 15  deri në 18 dhjetor,  seanca private dhe në grup, për të gjithë të interesuarit që kërkojnë një perspektivë të re për jetët e tyre, shkruan Living. Të dy mësuesit murgj drejtojnë meditimin për zhvillim, rritje dhe fuqizim personal. Kanë më shumë se 10 vite përvojë të cilën e kanë ushtruar në të gjithë botën. Ata që mendojnë se meditimi është një kohë në heshtje të plotë dhe nuk i shohin asgjë të dobishme komandimit, duhet të dinë se nuk është krejt kështu; murgjit do të jenë të gatshëm gjatë seancave që t’iu përgjigjen të gjitha pyetjeve të paqarta për një ‘botë’ që është ende për t’u zbuluar. Meditimi është mënyra më e mirë për të qetësuar mëndjen, pasuruar shpirtin, për të zbuluar potencialet e vetes si dhe për të vlersuar të tashmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *