Subscribe

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim iu drejtua kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit me disa pyetje: “Nëse sponsori juaj kryesor është dikush i shënjuar nga SHBA për korrupsion të konsiderueshëm, çfarë saktësisht po u premtoni votuesve? Kush do t’ju zotërojë nëse fitoni dhe çfarë do t’i detyroheni atyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin SHBA?.”

 

Pas këtij reagimi, diplomatja amerikane pubikoi një tjetër mesazh, ku rikujton se SHBA ka shpallur  “non grata” katër politikanë e zyrtarë.

 

“Kujtesë: Shtetet e Bashkuara kanë përcaktuar publikisht katër persona në Shqipëri sipas Nenit 7031(c)”, shkruan ajo.

 

Të shpallur publikisht “non grata” nga SHBA janë Sali Berisha, Tom Doshi, Vangjush Dako dhe Ardiatik Llalla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *