Subscribe

Pas kërkesës që presidentit Ilir Meta i bëri për dorëhqeje, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj i cilësoi akuzat në drejtim të saj “një marrëzi të radhës”.

 

Përmes një postimi në “Twitter”, Gjonaj tregohet e gatshme për t’iu përgjigjur ligjërisht kreut të shtetit, ndërsa nënvizoi se Presidenti ka në dorë vetëm dorëheqjen e tij.

 

“E përshëndes Presidentin që pas disa shfaqjesh publike pa ekuilibër etik, ka zgjedhur t’i drejtohet SPAK me një kallzim penal për mua; një marrëzi e radhës po të paktën në rrugë institucionale, madje drejt një institucioni të dalë nga Reforma që ai lufton pa fre! Jam e gatshme t’i përgjigjem ligjërisht, me të gjithë përgjegjësinë po edhe me krenarinë që i përkas Frontit të Reformës në Drejtësi, denigruesit botërisht të njohur të kësaj reforme jetike! Sa për dorëheqjen zotëria ka në dorë vetëm të tijën dhe të askujt tjetër.”

 

Presidenti Meta deklaroi gjatë një konference për mediat se do të kallëzojë në SPAK ministren Gjonaj, për të cilën tha se ka urdhëruar publikimin e akteve të KED në fletoren zyrtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *