Subscribe

Të tjerë konteinerë me banane që kanë mbërritur në Portin e Durrësit nga vendet e Amerikës Latine po kontrollohen imtësisht nga policia.

 

Kjo pasi autoritetet kanë dyshime të forta se në port mund të jenë futur sërish sasi të ndyshme lënde narkotike për interes të grupeve kriminale. Aksioni mësohet se po zhvillohet në bashkëpunim me prokurorinë, ndërsa të gjithë konteinerët me banana, të ardhur kryesisht nga Ekuadori e Kolumbia kanë kaluar në sektorin e riskut.

 

Operacioni eshte ndërmarre pas kapjes së 7.7 kilogramëve kokainë një ditë më parë në port. Burime pranë grupit hetimor  kane beret e ditur se kontenieri i firmës “Alba Exotic Fruits” kishte 17 ditë që qëndronte në pritje për t’u skanuar dhe kontrolluar nga autoritetet doganore.

 

Ky është rasti i katërt që nga muaji korrik i këtij viti ku në kontenierët me banane gjendet drogë. Deri më tani janë sekuestruar mbi 30 kilogramë koakinë. Në pranga ka përfunduar menaxheri i firmës Bajron Gumeni, i cili është lënë në burg nga ana e gjykatës, ndërsa administratori Eduard Dauti, vazhdon të jetë në kërkim.

 

Vetëm gjatë këtij viti në Portin e Durrësit janë kapur mbi gjashtë ngarkesa me koakinë, sasia e të cilës shkon mbi 250 kilogramë.

 

Ndërkohë, në vitin 2018 policia sekuestroi  613 kg kokaine te ardhur nga Kolumbia. Ngarkesë kjo me e madhja e kapur në vendin tonë, ndërsa në pranga përfundoi Arbër Cekaj.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *