Skënderbeu në dy javë ka 6 pikë pas fitores në shtëpi me Kukësin e këtë javë në transferte me Erzenin.

Pas dy fitoreve korçarët janë në vendin e 6 me 31 pikë, 1 më pak se Dinamo e vendit të 5 e 3 pikë nga Tirana e vendit të 4, ndërkohë që Skënderbeu e Dinamo kanë një ndeshje të paluajtur në shtëpinë e korçarëve

Me 6 pikët në dy ndeshje të luajtura korçarët e trajnerit Ivan Gvozdenoviç jo vetëm ngjiten në renditje por edhe njëherë tjetër ashtu si në fillim të sezonit është në grupin e ekipeve pretendente.

Fitorja e kësaj jave në transferte me Erzenin ka zhytur poshtë shijakasit në renditje nga ana tjetër ka ngjitur lart ekipin bardhekuq, aty ku me 31 pikë ndihet tejet i sigurtë.

Fitorja e kësaj jave jashtë shtëpie me shijakasit ka ardhur me një skuadër të përgjysmuar për shkak të mungesave, çka tregon se Skënderbeu ka aq shumë lojtarë të gatshëm për lojë sa diferencat janë të pakta./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *