Pas fitores së PS në njësinë 10 në Tiranë, ku u votua në mënyrë elektronike, kryebashkiaku Erion Veliaj, në një dalje për mediat falenderoi të gjithë ata qytetarë që votuan masivisht për PS-në në 25 prill.

 

Ndërsa falenderoi Fatmir Xhafajn, dha një mesazh edhe për ata persona që kanë bindje të tjera dhe se nuk ia besuan votën e tyre PS-së.

 

Po ashtu, ai iu bëri thirrje komisionerëve që të mos e ndërpresin numërimin, por i stimulojë që të vijojnë punën për të pasur një rezultat të shpejtë në gjithë territorin.

 

“Kishim zgjedhje të shkëlqyera dje, duhet të pranojmë rezultatin.  Të gjithë numëruesit do të bëjnë maksimumin për të punuar me orare të zgjatura. Duhet të përveshim mëngët dhe t’i rikthehemi punëve të mira për Shqipërinë tonë. Për të gjithë ata që votuan masivisht dhe na dhanë një fitore në njësinë 10, unë ju falenderoj nga zemra. Për ata që nuk na voton, ju them që do t’ju shërbejmë me respekt, pavarësisht bindjeve dhe votës suaj. Do të doja që duke filluar nga sot, ka ardhur koha që t’iu shtrijmë dorën atyre që kemi përballë, ata nuk janë armiqtë tonë, thjesht kanë bindje të ndryshme. Është koha që t’iu shtrijmë dorën dhe t’i përqafojmë. Nuk ka rëndësi nëse janë demokratë a socialistë, të gjithë jemi një. Duhet të nisim një fushatë bashkimi dhe vëllazërie me shqiptarët që ndoshta kanë bindje të ndryshme nga ne.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *