Bota
Pas ekzekutimit të Presidentit, policia vret katër persona

Pas vrasjes së presidentit të Haitit, Jovenel Moise, në shtëpinë e tij më 7 korrik, policia ka vrarë katër të dyshuar dhe arrestoi dy të tjerë.
Sipas zyrtarëve policorë, të dyshuarit tjerë janë në arrati.
Reklamë
Lajmin për vrasjen e Moïse e ka bërë me dije dje kryeministri i përkohshëm Claude Joseph, i cili tha se një grup personash të paidentifikuar, kanë hyrë në rezidencë dhe qëlluan për vdekje në kokë presidentin Moise.
Kjo ngjarje mund të shkaktojë kaos. Ndërkohë, kryeministri i përkohshëm Claude Joseph, ka shpallur “shtetrrethim kombëtar”.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




