Pas dy ditesh protest, rikthehen në punë punonjëset e fasonerisë në Bilisht.

 

 

 

Pas plotësimit të kërkesës se tyre nga ana e administratorit të kësaj  fasonerise 150 punonjëset kanë vendosur të rikthehen në punë. Kjo edhe për shkak se administratori ka hequr dorë nga procedurat për pushimin nga puna të kryetares së sindikatës Mira Mulla.

 

 

 

Në kushte të tilla ato kanë vendosur  t’i rikthehen vendeve të punës në fasoneri.   Rreth 150 punonjëse kanë protestuar për shkak të heqjes nga puna të kryetares së sindikatës Mira Mulla e cila kërkonte te drejtat e tyre dhe plotësimin e kushteve në punë.

 

 

 

Mira Mulla është shprehur se administratori ka tërhequr mbrapsht pushimin nga puna  dhe do të lejojë zhvillimin e sindikatës në fasoneri. Nga ana tjetër sipas kryetares së sindikates, administratori do të plotësojë edhe kushtet e tjera të kërkuara nga punonjëset.

 

 

 

150 punonjëset e kësaj fasonerie kanë kërkuar kushte më të mira pune, ngritje të pages minimale si dhe sigurimet për një pjesë të këtyre punonjësve. Një ditë më parë inspektoriati i punës zhvilloi  një takim me punonjëset, por dhe administratorin e fasonerisë dhe sipas inspektorëve së shpejti pritet dhe raporti i ketij kontrolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *