Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka përfunduar dëshminë në cilësi të dëshmitarit në dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Prishtinë. Ai tha për mediat se nuk mund të japë detaje rreth intervistimit i cili zgjati rreth 15 orë .

ALI AHMETI
KRYETAR I BDI

 “Intervistimi im ka zgjatur dy ditë dhe deri në përfundim të këtij procesi nuk mund të ndaj asnjë informacion me opinionin, pasi që kështu e përcakton ligji dhe dua ta respektoj ligjin. Në përfundim të këtij procesi, të këtij epilogu, atëherë mund të flasim dhe na lejon edhe ligji… Po, sot ka marrë fund procesi i intervistimit tim. Ky është një proces dhe unë shpresoj dhe të gjithë që mos të merren intervistime e kështu me radhë.”

Ali Ahmeti u mor në pyetje edhe një ditë më parë për rreth 8 orë, lidhur me veprimtarinë e tij gjatë luftës si një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës . Prokurorët kanë intervistuar dhjetëra ish-pjesëtarë të UÇK-së. Madje më 13 edhe presidenti Hashim Thaçi u paraqit para Gjykatës Speciale për krime lufte me seli në Hagë për të dëshmuar mbi veprimtarinë e tij gjatë luftës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *