Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ndryshime në pushtetin vendor sa i takon trajtimit të ankesave të bëra nga qytetarët.

 

Në takimin e përjavshëm me koordinatorët e platformës “Shqipëria që duam”, kreu I shtetit theksoi se trajtimi ankesave do të hyjë në një fazë të re ku çdo qytetar do të ketë mundësi që të ketë kontakt të drejtpërdrejtë me kryetarin e Bashkisë të zonës përkatëse.

 

Kreu i qeverisë lëshoi edhe një mesazh për opozitën, duke deklaruar se zgjedhjet nuk bëhen për ata që zgjidhen por për ata që zgjedhin.

 

“Kam shumë besim se më 30 qershor ne ndër të tjera do të krijojmë mundësinë edhe për të hyrë në një fazë të re të trajtimit të ankesave për bashkitë qoftë në aspektin sasior, qoftë në atë cilësor. Aksesi i drejtpërdrejtë te cdo kryetar bashkie pas 30 qershorit të jetë i të njëjtës cilësi. Është me rëndësi të nënvizohet se zgjedhjet nuk bëhen për ata që zgjidhen po për ata që zgjedhin. Pas 30 qershorit, cdo qytetar do të ketë akses te cdo kryetar bashkie që kanë dhënë apo jo votën, po që me votën e qytetarëve do të jenë aty javën e ardhshme.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *