Subscribe

Pas 23 vitesh Partizani rikthehet ne Champions League, ndërsa sot ka provën e pare te vlefshme per raundin e dyte kualifikues te turneut prestigjioz. Një sfide aspak e lehte ne “Elbasan Arena” ne orën 20:00  kundër kampioneve te Hungarisë Ferencvarosh, një skuadër jo vetëm shume vende me lart ne renditjen e UEFA-s, por edhe ne investime dhe buxhet.

Sorentino: Rikthehemi pas kaq kohesh ne Champions dhe përballe kemi nje skuadër me diference nga te gjitha anët, jo vetem atë financiare. Ne leter eshte nje ndeshje shume e vështire, por ne fushe futbolli ka treguar shpesh tjetër gje. Për kete arsye pres nje skuadër krenare qe te luaj për tifozët, duke dhëne maksimumin. Nuk do te luajmë ne mbrojtje, por do te luajmë te barabarte me kundërshtarin.

Ferencvarosh është nje nga skuadrat me te njohura ne Hungari, ndërsa numëron ne Palmaresin e saj 29 kampionate, 22 kupa dhe 6 superkupa. Ne Europe suksesin me te madhe e ka ne sezonin 74-75, kur ishte finalist i kupës se kupave. Qe nga viti 2013 ekipi drejtohet nga i mirënjohuri Tomas Doll. Gjermani pas dy kupave, dy kupave te ligës dhe nje superkupe arriti t’i jepte edhe titullin kampion Ferencvarosh, duke u vlerësuar kete sezon si trajneri i vitit ne Hungari.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *