E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Partizani ndalet në Vlorë, nuk shkon më shumë se një barazim

Partizani nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 1 me 1 në Vlorë, përballë Flamurtarit.

 

Një 90 minutësh i shpërdoruar nga ana e të kuqve, që synonin “arratinë” në tabelën e klasifikimit.

 

Reklamë

Belica zhbllokoi shifrat në minutën e 54, por vetëm 4 minuta më vonë Nebihi vendosi ekuilibrat dhe rezultatin përfundimtar 1 me 1.

 

Me këtë barazim Partizani udhëheq Superligën me 22 pikë, dy më pak se Bylisi i vendit të dytë ndërsa Flamurtari vijon në vend të fundit.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë