Subscribe

Ne 15 dhjetor Partia Demokratike do te mbledhë Kuvendin Kombëtar qe do te zgjedhe ekipin e ri me te cilin Lulzim Basha do te synoje te sjelle te djathtën ne pushtet.

 

Procesi i ristrukturimit ne partine me te madhe te opozitës qe nisi ne fillim te vitit me ndryshimin e statutit tashme ndodhet ne fazën përfundimtare.

 

Ne fundjave do te zhvillohen zgjedhjet per kryetaret e PD ne rrethe dhe tashme ne selinë qendrore kane mbërritur shumica e kandidaturave, ndërkohe qe disa dege ende nuk i kane përcaktuar emrat finale te garuesve.

 

Aktualisht ne PD u ka mbaruar mandati te gjithë strukturave duke nisur nga Këshilli Kombëtar, ndërkohe qe ne 30 nentor u mbaron mandati nënkryetareve dhe sekretariatit.

 

Ne mesin e muajit dhjetor kuvendi do jete vetëm zgjedhor e nga ky forum do te dale këshilli i ri kombëtar.

 

Është këshilli i cili do te zgjedhe me pas kryesine e PD, numrin 2 te partisë, sekretarin e përgjithshëm, nënkryetaret, sekretariatin.

 

Mbetet per t’u pare se cili do te jete ekipi qe Lulzim Basha do te përzgjedhë per te drejtuar partine përgjatë 4 viteve te ardhshme dhe ethet e garës kane filluar tashme te ndihen ne korridoret e PD.

 

Nuk dihet ende nese nuk do te kete vend per kritiket e Lulzim Bashes ne strukturat e reja te PD dhe nese ky proces do te shërbeje realisht per bashkimin e partisë me te madhe te opozitës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *