Paketa “Anti-KÇK” u miratua këtë të enjte në Parlament. Ky ligj special mori 89 vota pro, 3 abstenime dhe 17 vota kundër. Paketa u miratua pas diskutimeve në seancën plenare.

 

Paketa “Anti-KÇK” erdhi si vendim i Këshillit të Ministrave dhe përcaktohet që ajo do të zgjasë 1 vit, pra deri në fund të dhjetorit 2020. Për këtë paketë ka patur debate të shumta.

 

Kjo paketë është kundërshtuar nga opozita dhe presidenti. Por për qeverinë, përmes saj forcohet lufta kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe krimeve të tjera të rënda. Këtë të enjte u miratua edhe ligjit “Për proceset kalimtare të pronësisë në Shqipëri”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *