Subscribe

 

Lulzim Basha: Ata ta të mjerë që futen aty, ata janë turpi i familjes së tyre dhe turpi i shqiptarëve. Ata janë tradhtarët që kurrë nuk do t’i falë historia.

 

Epiteti tradhtar apo përjashtimi nga partia nuk i ka ndaluar 18 kandidate deri tani nga listat e demokrateve dhe Lëvizjes Socialiste per Integrim te marrin mandatin e deputetit.

 

Te enjten do te betohet ne parlament Ish-nënkryetari i bashkisë se Kamzes, Korab Lita duke u bere deputeti i 100 i kuvendit te Shqipërisë.

 

40 dite pas djegies se mandateve, janë 7 politikane nga listat e Partisë Demokratike dhe 11 nga listat e Lëvizjes Socialiste per Integrim te cilët kane marre mandatin e deputetit e se bashku me 3 deputetet qe refuzuan ti binden vendimit te partisë, opozita numëron sot 21 deputete. Ky numer pritet te rritet edhe pse tashme është e qarte se parlamenti nuk ka per te pasur 140 deputete.

 

Deri me tani këta deputete kane qendruar ne parlament si te pavarur, por javen e ardhshme ata do te zyrtarizojne grupet parlamentare dhe dy grupe jane përvijuar; ata qe kane dale nga listat e PD dhe ata qe kane dale nga listat e LSI. Mbetet ende per t’u mësuar emri qe do t’i vendosin grupeve parlamentare këta deputete qe jane përjashtuar nga partite e tyre e qe paskësaj nuk mund te përdorin siglën e PD apo te LSI.

 

Ajo qe nuk dihet ende eshte a do ta ndihmojnë deputetet e dale nga PD e LSI, kryeministrin Edi Rama te miratoje ligje qe kërkojnë 84 vota; duke filluar nga reforma zgjedhore, tek rregullimi i ligjeve te reformës ne drejtesi e deri tek ndryshimet ne kodin penal qe lideri i mazhorances ka premtuar per te ashpërsuar denimet per dhunën ndaj forcave te policisë, ndaj mjekeve apo edhe dhunën ne stadiume.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *