Subscribe

Me 105 vota pro dhe 45 kundër, parlamenti hollandez ka votuar mocionin që kërkon rivendosjen e perkohshme te vizave me Shqipërinë në zonën Schengen.

Hapi i radhës i takon qeverisë nëse do të paraqesë kërkesën në Komisionin Evropian për të filluar procedurën e frenimit emergjent për liberalizimin e vizave.

Siaps kërkesës së dorëzuar në parlament nga 5 partitë kryesore, arsyet që nxitën këtë vendimarrje nga ligjvënësit hollandezë janë rritja e ndjeshme e kriminalitetit nga mafia shqiptare në Hollandë, zgjerimi i rrjeteve të kontrabandës nga organizatat kriminale që shfrytëzojnë lëvizjen e lirë për të arritur synimet e tyre si dhe krimi ndërkufitar.

Nga ajo që është bërë e ditur deri më tani, pozicioni I Qeverisë së Holandës për këtë çështje ka qenë kunder rikthimit të vizave, me argumentin se thjesht kërkohet një bashkëpunim më i mirë dhe një shkëmbim informacioni akoma më i thelluar me autoritetet shqiptare.

Ministri i Punëve të Jashtme të Holandës, Stef Blok pak ditë më parë i tha Parlamentit se ashpërsimi I regjimit të vizave është i pavend dhe se do të komplikonte marrëdhëniet me Shqipërinë.

Megjithatë, pavarësisht votimit të sotëm të legjislativit holandez, kthimi i vizave mund të marrë karakter detyrues vetëm nga një vendim i Këshillit të Bashkimit Evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *