E martë, 10 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 38 minuta më parë
Rajoni

Parlamenti grek miraton masat e reja shtrënguese

Parlamenti grek miratoi dje në mbrëmje vonë masa të reja shtrënguese prej rreth pesë miliardë eurosh, të kërkuar nga kreditorët, BE dhe FMN, që do t’i hapë rrugën dhënies së një pjesë të huasë ndihmë për vendin, që shpreson gjithashtu edhe në një lehtësim të borxhit.

 

Nenet kryesore të ligjit që parashikon shkurtime të reja të pensioneve dhe rritje të taksave, u miratuan dje me një maxhorancë të dobët të koalicionit qeverisës, 153 deputetë nga 281 gjithsej, ku 128 votuan kundër.

 

Ndërkohë që gjatë një manifestimi të thërritur nga sindikatat, një grup të rinjsh hodhën koktejle Molotov kundër forcave të policisë, që u përgjigjën me gaz lotsjellës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë