E mërkurë, 25 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Parlamenti Evropian nis hetimet ndaj eurodeputetes, akuzohet për spiunazh në favor të Rusisë

Parlamenti Evropian ka nisur një hetim ndaj një eurodeputeteje letonez, i cili dyshohet se ka kryer aktivitete spiunazhi në favor të Moskës gjatë dy dekadave të fundit.

Sipas faqes hetimore ruse me bazë në Letoni, The Insider, Tatiana Zhdanok , një eurodeputete e pavarur që nga viti 2004, punonte me Shërbimin Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB).

Ajo mbrojti hapur pozicionet e Moskës, pretendon The Insider në një artikull të gjatë, në të cilin publikon shkëmbimet me email midis Zdanok dhe agjentëve rusë, duke përfshirë referenca të qarta dhe të detajuara për punën e saj si eurodeputete.

Në mënyrë të veçantë, emailet përfshijnë takime kokë më kokë në Moskë ose Bruksel dhe kërkesa për financim nga burime ruse për aktivitetet e saj politike, sipas hetimit gazetaresk të bërë në bashkëpunim me media të tjera, duke përfshirë një faqe interneti estoneze dhe Gazeta suedeze Expressen.

Reklamë

“Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metzola deklaroi se i merr këto akuza shumë seriozisht dhe ia ka referuar çështjen Komisionit Këshillimor për Kodin e Sjelljes, që do të thotë se kanë nisur hetimet”, tha zëdhënësi i saj.

Rasti do të përfshihet edhe në rendin e ditës të mbledhjes së kryetarëve të grupeve politike nesër, të mërkurën .

Krahas hetimit të brendshëm të hapur nga institucioni, flitet për procedura të mundshme që autoritetet letoneze mund të ndërmarrin për këtë çështje.

I pyetur për këtë çështje, zëdhënësi i Kremlinit ishte i shpejtë për të mbrojtur Zdanok, duke e quajtur atë një gjueti shtrigash anti-ruse./vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë