E enjte, 8 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Parlamenti Europian: Të hapen menjëherë negociatat për anëtarësim me Shqipërinë

Parlamenti Europian i bën sërish thirrje Komisionit dhe Këshillit të BE-së të çeljen e menjëhershme të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

 

Reklamë

Në draft raportin cili pritet të votohet para samitit të Zagrebit në seancë plenare, Raportuesi i Parlamentit Evropian për Samitin e Zagrebit, Tonino Picula, u kërkon vendeve antare të mbajnë fjalën me ato vende që kanë plotësuar kriteret e përcaktuara, si dhe të njohin pasojat negative nga dështimi i Këshillit për të çelur negociatat.

 

Reklamë

 

“   – Të njihen efektet negative të dështimit të Këshillit Europian për të hapur negociatat e Pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në vitin 2019, dhe të pranojnë se çelja e bisedimeve të pranimit do të rivendoste besueshmërinë ndaj procesit të zgjerimit, siç rekomandohet nga Parlamenti Europian.

  • Të hapen menjëherë negociatat për antarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”

 

Po ashtu, draft raporti thekson edhe liberalizimin e vizave me Kosovën:

 

“- T’i jepet Kosovës liberalizimi i vizave, meqë kushtet paraprake janë përmbushur”

 

Në komument kërkohet gjithashtu injektimi i një dinamizmi të ri në procesin e zgjerimit dhe transformimit të vendeve që synojnë integrimin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë