Subscribe

Me 529 pro, 45 kundër dhe 14 abstenime Parlamenti Evropian miratoi rezolutën që i kërkon Këshillit Evropian t’i japë pa asnjë vonesë statusin e vendit kandidat Ukrainës dhe Moldavisë.

 

Dokumenti kërkon gjithashtu që Gjeorgjia të marrë këtë status, por më parë duhet të përfundojë reformat e nevojshme.

 

Pavarësisht se rezoluta për statusin e vendit kandidat u bë në mënyrë të përshpejtuar kjo nuk do të thotë se Ukraina dhe Moldavia do të mund t’i bashkohen unionit po me këtë lloj procedure.

 

Deputetët argumentuan se të dyja vendet duhet të plotësojnë reformat, të cilat do tu ngarkohen.

 

Ukraina bëri një aplikim të përshpejtuar për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian pas agresionit nga Rusia me 24 shkurt. Presidenti Zelenski kërkoi me këmbëngulje që unioni të mbështeste vendin e tij, duke tejkaluar rrugën normale që kërkon anëtarësimi. Për këtë çështje, liderët europianë ranë dakord, por dukë vënë në dukje se reformat janë të domosdoshme.

 

Europa “përkëdhel” ukrainën/ Parlamenti kërkon t’i jepet statusi i vendit kandidat, pa vonesë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *