Parlamenti britanik nuk e mbështeti kërkesën e kryeministrit Boris Johnson për zgjedhje të reja. Në votimet e pasmesnatës propozimi i tij u mbështet nga 293 deputetë.

 

Atij i duheshin të paktën 434 vota për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme. Ndërkohë para votimit kryeministri Boris Johnson ka thënë se nuk do të kërkojë një zgjatje të afatit për largimin nga Bashkimi Evropian, ndonëse të hënën hyri në fuqi ligji që i kërkon zgjatjen e këtij afati deri në vitin 2020, nëse nuk sigurohet një Brexit me marrëveshje.

 

Udhëheqësit e BE-së kanë theksuar vazhdimisht se nuk kanë marrë ndonjë propozim të ri rreth kësaj çështjeje. Ndër të tjera ai u kishte thënë deputetëve se nëse dëshirojnë të shtyjnë Brexitin përtej 31 tetorit, të votojnë për zgjedhjet e parakohshme dhe “t’u japin mundësinë qytetarëve që të vendosin nëse duan një zgjatje të afatit apo jo”.

 

Nga ana tjetër opozita tha se është në favor të zgjedhjeve, por nuk do të mbështesë organizimin e tyre pa u siguruar se është siguruar zgjatja e afatit për Brexitin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *