E martë, 29 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Britania kalon ligjin e emigrantëve, Sunak: Avioni i parë drejt Ruandës për 10 ose 12 javë

Ligji i kryeministrit britanik Rishi Sunak për deportimin e azilkërkuesve në Ruanda do te nise te zbatohet Brenda pak javësh.

Miratimi nga parlamenti u arrit të hënën vonë pas një seance maratonë dhe pas shumë muajsh diskutime të forta për këtë çështje.

Reklamë

“Avioni i parë do të nsiet për 10 deri në 12 javë. Suskesi do të vijë përmes një procesi të vazhdueshëm të zhvendosjes së njerëzve në Ruanda. E vetmja mënyrë për të ndaluar gomonet është duke bërë të qartë se nëse vini në mënyrë të jashtëligjshme në Britani, nuk do të qëndroni këtu”,  tha Sunak.

Sekretari i Brendshëm Britanik James Cleverly e quajti këtë një arritje historike në palnin për të ndaluar gomonet. Sipas tij kjo do të ndalojë njerëzit të abuzojnë me ligjin duke përdorur pretendime të rreme për të fituar azil.

Por megjithëse bindi britanikët, Rishi Sunak nuk ka mundur të bëjë të njëjtën gjë me ndërkombëtarët.

Këshilli i Europës, dhe komisioneri i lartë i OKB-së për refugjatët kanë reaguar me tone të forta.

“Kjo marrëveshje synon të zhvendosë përgjegjësinë për mbrojtjen e refugjatëve, duke minuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe duke vendosur një precedent shqetësues global”, tha Filippo Grandi.

Edhe shumë organizata të tjera ndërkombëtare i kanë kërkuar qeverisë së Londrës të mos nxitohet dhe ta mendojë sërish vënien në zbatim të këtij ligji. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë