Me 321 vota pro, ligjvënësit britanikë kanë përjashtuar mundësinë e një divorci pa pakt me BE.

 

Përveç kësaj, deputetët britanikë do të votojnë të enjten për shtyrje të Brexit. Nëse edhe BE-ja pajtohet, atëherë Mbretëria e Bashkuar nuk do të largohet nga blloku evropian më 29 mars, ashtu siç ishte planifikuar fillimisht.

 

Aktualisht duket se nuk ka pajtueshmëri në Britani për lidhjen që do të ketë shteti i tyre në të ardhmen me BE. Çështja kryesore e diskutimit mbetet kufiri irlandez.

 

Vendimi për Brexit ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja, në referendumin e mbajtur në vitin 2016.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *