Deputetët britanikë të shtunën do të jenë pjesë e një séance special e cila pritet të jetë vendimtare për procesin e Brexit-it, apo largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

 

Ndërkohë me 19 tetor do të mblidhet Parlamenti pas samitit të Bashkimit Evropian, në të cilin ekziston mundësia e fundit që Britania dhe blloku evropian të arrijnë një marrëveshje para 31 tetorit.

 

Nëse arrihet ndonjë marrëveshje, kryeministri britanik, Boris Johnson do të kërkojë miratimin e deputetëve britanikë, mirëpo nëse nuk ndodh një gjë e tillë, një varg skenaresh tjera janë të disponueshme.

 

Johnson ka thënë me bindje se Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga Bashkimi Evropian më 31 tetor, pavarësisht legjislacionit i cili detyron atë t’i kërkojë BE-së një shtyrje tjetër të Brexitit, nëse nuk arrihet marrëveshje deri më 19 tetor, apo përveç nëse deputetët arrijnë pajtueshmëri për Brexit pa marrëveshje.

 

Negociatat në mes të Mbretërisë së Bashkuar dhe Britanisë janë duke vazhduar ende, derisa në qendër të tyre mbetet ndalesa në kufirin irlandez, politikë e diskutuar në mes të ish-kryeministres britanike, Theresa May dhe BE-së, me qëllim të parandalimit të një kufiri të ashpër në mes të Irlandës Veriore dhe Republikës së Irlandës.

 

Vendimi për largim të Britanisë nga blloku evropian ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.​

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *